U largua gjatë kontrollit të dokumentacioneve të automjetit të tij, ndëshkohet me gjobë 28-vjeçari në Fier

Shqipëria

U largua gjatë kontrollit të dokumentacioneve të automjetit të tij, ndëshkohet me gjobë 28-vjeçari në Fier

Më: 22 mars 2024 Në ora: 15:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Njoftimi i plotë:

U largua gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, ndëshkohet me masë administrative 70 000 lekë dhe procedohet penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të Policisë, 28-vjeçari.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Audi”, pa targa, që drejtohej nga shtetasi A. A., 28 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, ky shtetas është larguar. Menjëherë i janë vënë në ndjekje shërbimet e Policisë të cilët kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij. Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjithashtu, ai u ndëshkua me masë administrative 70 000 lekë, për shkelje të neneve 93, 99, 190 dhe 191 të Kodit Rrugor.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 48 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-T. V., 65 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një magazinë, pa leje;

-P. B., 63 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me shuplakë, një 14-vjeçar.

Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori për shtetasit:

-E. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Fier, pasi u kap duke drejtuar një motomjet, pa targa dhe pa leje drejtimi;

-E. B., 34 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 34-vjeçari. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat