“Të mos drejtojmë gishtin nga BE”- Jorida Tabaku: Koha që integrimi të jetë platforma ndryshuese për vendin!

Shqipëria

“Të mos drejtojmë gishtin nga BE”- Jorida Tabaku: Koha që integrimi të jetë platforma ndryshuese për vendin!

Më: 23 mars 2024 Në ora: 12:13
Deputeta e PD-së, Jorida Tabaku

Deputeta e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pasi Këshilli i Europian mori vendimin për hapjen e negociatave me Bosnje Hercegovinën, ndërsa Shqipëria nuk ishte në rend dite.

Ajo është shprehur se duhen ndërmarrë reforma që integrimi të shndërrohet në një proces jo për të shpërndarë medalje pa vlerë por në procesin që ndihmon shqiptarët.

“Në vend që të ankohemi, sikundër kemi bërë për 11 vite me radhë, ku gishtin e fajit e kemi drejtuar nga BE. Duhet të kthejmë këtë kohë të humbur në një mundësi për të ndërmarrë reforma që integrimin ta shndërrojmë në një proces jo për të shpërndarë medalje pa vlerë por në procesin që ndihmon shqiptarët”, shprehet Tabaku.

Deklarata e Jorida Tabakut:

Asgjë e re nga fronti integrimit!

Në 21/22 Mars, Këshilli Europian mori vendimin për hapjen e negociatave me Bosnje Hercegovinën por fatkeqësisht nuk ishte në rend dite Shqipëria dhe vendimi për hapjen e kapitujve. Një mundësi e humbur prej 11 vitesh tashmë, ku integrimi përdoret si një refren bosh por pakkogjë është arritur. Në këto 11 vite të gjata pritje ky proces është trajtuar si elitar, politik duke dështuar të vendosë në qendër qytetarët që po largohen ndërkohë që s’e shohin Europën e premtuar këtu.

Në vend që të ankohemi, sikundër kemi bërë për 11 vite me radhë, ku gishtin e fajit e kemi drejtuar nga BE. Duhet të kthejmë këtë kohë të humbur në një mundësi për të ndërmarrë reforma që integrimin ta shndërrojmë në një proces jo për të shpërndarë medalje pa vlerë por në procesin që ndihmon shqiptarët.

Mungesa e meritokracisë është kthyer në një sistem prej mungesës së tregut të lirë dhe konkurrencës që ka mbyllur bizneset dhe këto kanë qenë shkaqet që kanë çuar shqiptarët në emigrim. Askush nuk beson se premtimet në letër të realizohen. Pasi shohin korrupsionin të kthyer në sistem.

Nuk mund të kemi një betejë anti-korrupsion pa pasur në qendër të saj një paketë reale të diskutuar mbi interesat e vogla partiake. Reforma në ekonomi për të garantuar një treg të lirë dhe konkurrues. Sikundër dhe zhbërjen e monopoleve që kanë shkatërruar aftësinë inovuese dhe prodhuese duke i veshur kosto shtesë dhe të pandershme qytetarëve. Rikthimin e meritokracisë përballë një kleptokracie që ka mbytur aftësitë zhvilluese të vendit.

Koha që integrimi të jetë platforma ndryshuese për vendin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat