Arrestimi i kryebashkiakut të Himarës për shpërdorim detyre, reagon Bardhi: Lajm i mirë! Rama ta shkarkojë me urgjencë

Shqipëria

Arrestimi i kryebashkiakut të Himarës për shpërdorim detyre, reagon Bardhi: Lajm i mirë! Rama ta shkarkojë me urgjencë

Më: 23 mars 2024 Në ora: 18:04
Gazment Bardhi

Pas arrestimit me urdhër të SPAK të kryebashkiakut në detyrë të Himarës Jorgo Goro, ka reaguar deputeti Gazment Bardhi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Bardhi duke e cilësuar si një lajm të mirë arrestimin e Goros, tha se kryeministri duhet të urdhërojë shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra e kryebashkiakut.

“Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimin e tij nga detyra”– shkruan Bardhi.

Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro u arrestua sot me urdhër të SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat