Bie aksidentalisht në lumin Buna, vdes 77-vjeçari

Shqipëria

Bie aksidentalisht në lumin Buna, vdes 77-vjeçari

Më: 23 mars 2024 Në ora: 19:59
Lumi Buna

Një i moshuar, banues në fshatin Dajç, ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht në lumin Buna.

Sipas policisë, rreth orës 15:30 është gjetur në bregun e lumit Buna trupi i pajetë i shtetasit me inicialet P.Gj., 77 vjeç.

I moshuari dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit, kur po hidhte mbeturina, dhe është mbytur.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat