“PD po mbaron organizimin strukturor në të gjithë degët në vend”, Basha: Shumë shpejt do të paraqesim programin dhe vizionin për vendin

Shqipëria

“PD po mbaron organizimin strukturor në të gjithë degët në vend”, Basha: Shumë shpejt do të paraqesim programin dhe vizionin për vendin

Më: 23 mars 2024 Në ora: 21:57
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bërë me dijes e PD është në përfundim të procesit për organizimin e saj strukturor në të gjithë degët e vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai njoftoi se shumë shpejt kjo parti do të paraqesë përpara shqiptarëve programin dhe vizionin tonë për vendin.

Postimi i plotë:

Falënderime të sinqerta për demokratët në të gjithë Shqipërinë, që në një periudhë të vështirë për vendin dhe për Partinë Demokratike kanë ditur të tregojnë lidership të vërtetë jo vetëm me qëndrimet e tyre, por edhe me krijimin e një vizioni dhe orientimi të ri në politikë.

Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore, në Pogradec – Seit Myftari, në Maliq – Astrit Kolonjari dhe në Degën 14 në Tiranë – Adriatik Shehu!

Partia Demokratike e Shqipërisë është duke përfunduar organizimin e saj strukturor në të gjithë degët e vendit dhe shumë shpejt do të paraqesim përpara shqiptarëve programin dhe vizionin tonë për vendin.

Përmirësojmë sot veten, për të ndryshuar nesër Shqipërinë! Ngrihemi fuqishëm ✌

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat