Zgjidhet kryetari i degës së Partisë Demokratike në Kukës, ja kush është fituesi

Shqipëria

Zgjidhet kryetari i degës së Partisë Demokratike në Kukës, ja kush është fituesi

Më: 24 mars 2024 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Rrahman Demaj është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Kukës, duke fituar betejën me Gëzim Shehun.

Procesi i numërimit të votave është mbyllur pak minuta më parë, ku kanë votuar gjithsej 960 demokratrë.

Nga numërimi ka rezultuar se kandidati Rraman Dema ka marë 555 vota, dhe Gëzim Shehu ka marë 394 vota. Gjithashtu të pa vlefshme kanë dalë 18 vota. Komisioni i votimit shpalli fitues kandidatin Rrahman Demaj.

Rrahman Dema aktualisht mbante postin e nënkryetarit të kësaj dege, ndërsa Gëzim Shehu është anëtarë i kryesisë.

Zgjedhjet në këtë degë u bënë për arsye të dorëheqjes së kryetarit të saj Admir Sinamati në nëntor të vitit 2022, dorëheqje që i parapriu kandidimit të tij nën siglën e PD për kreun e Bashkisë së Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat