Mbahet Mesha e Shenjtë në Tiranë! Arjan Dodaj: Mos të jetojmë vetëm me bukën, por edhe me fjalën e hyjtë

Shqipëria

Mbahet Mesha e Shenjtë në Tiranë! Arjan Dodaj: Mos të jetojmë vetëm me bukën, por edhe me fjalën e hyjtë

Më: 30 mars 2024 Në ora: 23:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e sotme besimtarët katolikë kanë kremtuar festën e Pashkëve.

Mesha e shenjtë që u drejtua nga Imzot Arjan Dodaj në nderim të ringjalles së Jezu Krishtit, u mbajt në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.

Mbrëmja e sotme konsiderohet si e shtuna e madhe për katolikët të cilët ditën e nesërme festojnë Pashkët. Shumë qytetarë ditën e sotme iu drejtuan katedraleve dhe kishave në qytete të ndryshme të vendit, ku pati edhe turistë të huaj që kishin ardhur për të kremtuar festën e shenjtë.

Kryeipeshkëvi i metropolit Tiranë-Durrësit bëri thirrje që njerëzit të fokusohen më shumë në fjalën e shenjtë dhe të ndjekin mesazhin e Krishtit.

“Duke ndjekur Krishtin dhe duke mbajtur vështrimin e zemrës tonë të fiksuar pas Krishtit, gjejmë rrugën e duhur. Të ndjeklim Krishtin do të thotë të jemi të vëmendshëm ndaj fjalës së tij. Njeriu nuk jeton vetëm me bukën, me karrierën por me fjalën e hyjtë që na tregon të vërtetën për botën dhe shoqërinë. Fjala e hyjtë është buka e qiellit që na mëson si të jetojmë jetën për të qenë njerëz të vërtetë.” – tha ndër të tjera Imzot Arjan Dodaj.

Kjo konsiderohet e shtuna e madhe për katoliket të cilët nesër festojnë Pashkët. Shumë prej tyre që në orët e para të ditës së shtunë u janë drejtuar katedraleve dhe kishave në Shkodër, Lezhe e Krujë për të bekuar ushqimin që do të jetë në tryezën e të Dielës së Pashkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat