Aktori i njohur Reshat Arbana i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër, realizohet me sukses

Shqipëria

Aktori i njohur Reshat Arbana i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër, realizohet me sukses

Më: 31 mars 2024 Në ora: 09:26
Reshat Arbana

Aktori i njohur, Reshat Arbana, iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë, por me sukses.

Lajmin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë.

MSH thotë se ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake, duke vendosur tre sonda elektrike në zemër që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës.

Ndërhyrja delikate u realizua nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierore të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi dhe Xhoana Xhanaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat