Policia e Shqipërisë jep detaje në lidhje me vdekjen e 18-vjeçari që u ther me thikë në Tiranë

Shqipëria

Policia e Shqipërisë jep detaje në lidhje me vdekjen e 18-vjeçari që u ther me thikë në Tiranë

Më: 1 prill 2024 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një 18-vjeçar është therur me thikë për vdekje mbrëmë në Tiranë, pas një sherri mes disa të rinjve.

Policia ka bërë të ditur se 18-vjeçari u plagos pas sherrit të ndodhur në zonën e Shkozës dhe vdiq rrugës për në spital, shkruan Euronews.al.

“Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç”.

“Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat