Krizë demografike, në 2023 lindën vetëm 22 210 foshnje, niveli më i ulët që nga viti 1934

Shqipëria

Krizë demografike, në 2023 lindën vetëm 22 210 foshnje, niveli më i ulët që nga viti 1934

Më: 1 prill 2024 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Shqipëria shënon rekord negativ sa i përket normave të lindshmërisë, duke u klasifikuar në vitin 2023 në vend me krizë demografike. Të dhënat tregojnë se në vitin 2023 në të gjithë vendin kanë lindur vetëm 22 210 foshnje, niveli më i ulët që nga viti 1934. Edhe në Luftën e Dytë Botërore, në Shqipëri kanë lindur më shumë foshnje se sa sot, kur sipas të dhënave në 1942-shin janë regjistruar mbi 36 mijë foshnje, në një kohë kur numri i grave në moshë riprodhimi ishte më i ulët se sot.

Në vitin 1950, kur u vendos regjimi i diktaturës komuniste, u regjistruan mbi 47 mijë foshnje, ndërsa vitin e kaluar lindën pak më shumë se 22 mijë foshnje, ndërkohë që numri i grave në moshë riprodhimi ishte tre më i lartë se në vitin 1950.

Demografët dhe sociologët janë të shqetësuar se lindjet në Shqipëri kanë rënë përtej të gjitha parashikimeve. Sipas ekspertëve, ky skenar pesimist i rënies së lindshmërisë ka ardhur jo vetëm nga emigracioni i lartë, por edhe nga faktorë me sfond ekonomik, si kostot e larta të banesës dhe arsimit parauniversitar që po pengojnë gratë të lindin fëmijët që duan.

Së pari, duhet të frenohet emigrimi, sidomos i trurit dhe kjo mund të arrihet duke siguruar perspektiva më të mira për të rinjtë shqiptarë për të qëndruar në Shqipëri për arsimin e tyre dhe më pas në karrierë.
Ndërhyrja e dytë ka të bëjë me krijimin e kushteve për rikthimin e të larguarve, sidomos atyre që studiojnë jashtë, pasi janë një aset i çmuar që mund të japin një ndihmesë gjithëpërfshirëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat