Anëtarësimi në NATO, Basha kthehet pas në kohë: PS u pozicionua gabim asokohe, njoftoi miting në ditën e marrjes së ftesës nga Aleanca

Shqipëria

Anëtarësimi në NATO, Basha kthehet pas në kohë: PS u pozicionua gabim asokohe, njoftoi miting në ditën e marrjes së ftesës nga Aleanca

Më: 1 prill 2024 Në ora: 14:13
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke iu referuar 15 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO theksoi se PS u pozicionua gabim asokohe.

Duke u kthyer pas në kohë, Basha tha se PS njoftoi në ditën e marrjes së ftesës nga Aleanca një miting, duke shtuar se kjo parti pa interesin e saj partiak.

Procesi i anëtarësimitnë NATO nuk kishte për të ecur përpara pa një angazhim total të të gjithë faktorëve brenda qeverisjes. Nga ana e opozitës së atëhershme , është ajo sëmundja e vjetër që të shikosh diçka që arrihet, janë gjëra që nuk duhet t’i kujtojmë. Siç thonin “NATO-ja është natë”, apo njoftimin e një mitingu ditën e marrjes së ftesës, që nuk u bë fatmirësisht, tregonte që kishte një tension. Tensioni ishte brenda një grupi të PS, do të thoja dominant në një mënyrë, grupit më të fuqishëm politik që e shikonte këtë në optikën e ngushtë të interesit partiak. Këta do marrin meritat, po vijnë zgjedhjet e 2009-ës, e tjerë e tjerë, domethënë atëherë u pozicionuan gabim. Tani mburren, tani duket sikur kanë qenë ata që e kanë bërë procesin që e kanë bërë.

Edhe mirë është që ta harrojmë këtë pjesë, sepse nuk na bën nder bujari dhe fisnikëri, por duhet të jesh zemërgjerë në politikë. Zemërgjerësia në politikë është mandra e konservatorizmi, e politikës së djathtë. Domethënë ngushtësia për ta parë këtë se ky është një avantazh që po merr kundërshtari politik. Por siç ju thash, nuk ishte vetëm ky lob, ishte dhe një lob tjetër, s’dua ta përmend me emër se do thonë ky tani këtë po e veçon për mirë, ndoshta nuk i bëj mirë në jetën e brendshme partiake, por kishte persona që kanë pasur përgjegjësi shtetërore të cilët u ngritën dhe thanë që “nuk mund të adoptojmë qëndrime të tilla, futja në NATO është diçka që duhet të shkojë përtej politikës së përditshme, përtej konfliktit tonë si socialist me PD”. Dhe mendoj që ka qenë një zë i arsyeshëm që çoi dhe në hapa të tillë, që nuk e bën atë mitingun se do të kishte mbetur si një njollë e zezë.”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat