Çuçi: Votimi me konsensus i amnistisë penale, akt për t’u përshëndetur

Shqipëria

Çuçi: Votimi me konsensus i amnistisë penale, akt për t’u përshëndetur

Më: 4 prill 2024 Në ora: 22:51
Bledi Çuçi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi vlerësoi sot se votimi i amnistisë penale bashkë me votat e opozitës është finalizimi i një ligji që lehtëson qindra të dënuar me burg e shërbim prove.

“Ndonëse e vonuar për shkak të situatës anormale në Kuvend, votimi me konsensus sipas traditës është një akt për t’u përshëndetur”, tha ai.

Çuçi theksoi se siç është bërë e qartë në mënyrë të përsëritur nuk ka amnisti për subjektet e SPAK e as të Gjykatës së Posaçme.

Kuvendi miratoi sot në seancë plenare Amnistinë Penale. Në parim, projektligji mori 116 pro, 1 kundër, asnjë abstenim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat