“Ç’të thotë Gazi për kallëzimin që ka bërë për vilat e tua?” Përplasje e fortë mes Curit dhe Nokës: Më thotë kujdes nga…

Shqipëria

“Ç’të thotë Gazi për kallëzimin që ka bërë për vilat e tua?” Përplasje e fortë mes Curit dhe Nokës: Më thotë kujdes nga…

Më: 4 prill 2024 Në ora: 23:31
Foto nga studio

Me debate ka vijuar emisioni i sotëm Top Story në Top Channel. Të ftuar në panelin e sotëm, analisti Arjan Curi dhe demokrati Flamur Noka, janë përplasur në debat me njëri-tjetrin.

Curi i është drejtuar me një pyetje Nokës, duke i thënë se çfarë i tregon Gazment Bardhi lidhur me denoncimin që ka bërë ndaj tij, për vilat e këtij të fundit.

Noka iu kthye duke i thënë me ironi: Ruhu nga minjtë e bodrumeve.

Pjesë nga debati:

Curi: Kam vetëm një pyetje për ty. Kur shkoni dhe bindni demokratët se jeni bashkë, çfarë të thotë Bardhi në lidhje me kallëzimin që ai ka bërë për vilat e tua?

Noka: Çfarë më thotë Gazi për vilat e mia? Po thua ti për vilat  e mia?

Curi: Ore po thotë Gazi, unë nuk them gjë

Noka: Ok, dakord

Curi: Unë them pra, çfarë iu thotë Gazi

Noka: Gazi më tha ruhu nga mijtë e bodrumeve

Curi: Gazi ka qenë në bodrum. Gazi ka qenë në bodrum dhe është takuar me ty para se të futet atje

Noka: Ore unë këtë porosi kisha, unë ta përcjell porosinë

Curi: Unë ju dua shumë të dyve, se kallëzoni njëri-tjetrin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat