U kap me doza kanabisi me vete gati për shitje, vihet në prangat e policisë 25-vjeçari

Shqipëria

U kap me doza kanabisi me vete gati për shitje, vihet në prangat e policisë 25-vjeçari

Më: 7 prill 2024 Në ora: 11:44
Në momentin ndërhyrjes së policisë, i riu e hodhi në territorin e jashtëm të banesës

Një 25-vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi u kap me doza kanabisi me vete gati për shitje. Arrestimi i tij vjen në kuadër të operacionit policor "Tempulli 2". 

Gjatë kontrollit në banesën e të riut, në lagjen "Kongresi" në Lushnjë, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 205 gramë lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në momentin ndërhyrjes së policisë, i riu e hodhi në territorin e jashtëm të banesës.

Njoftimi:

Lushnjë/Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", arrestohet në flagrancë një 25 vjeçar.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 205 gramë lëndë narktorike.

Në vijim të punës për zbatimin e masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Tempulli 2”, për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. Xh., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa të cilën ky shtetas e kishte bërë gati për shitje.

Po gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në lagjen "Kongresi", Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 205 gramë lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa që ky shtetas e posedonte dhe e në momentin ndërhyrjes së Policisë e hodhi në territorin e jashtëm të banesës.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, u bë arrestimi në flagrancë e shtetasit Sh. Xh., 25 vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat