Ekzekutoi kushëririn e tij për qeranë e shtëpisë, ja vendimi i gjykatës për Lek Vuksanin

Shqipëria

Ekzekutoi kushëririn e tij për qeranë e shtëpisë, ja vendimi i gjykatës për Lek Vuksanin

Më: 7 prill 2024 Në ora: 12:50
Para togave të zeza prokuroria paraqiti provat që e implikojnë 34 vjecarin në krimin e ndodhur në rrugën Tom Kola.

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 22 vite burg Lek Vuksanin autorin e vrasjës së Petrit Vuksanit ngjarja e ndodhur më 2 maj të një viti më parë.

Para togave të zeza prokuroria paraqiti provat që e implikojnë 34 vjecarin në krimin e ndodhur në rrugën Tom Kola.

Gjatë një hetimi afro 1 vjecar prokuroria thotë se Pëtrit Vuksani i cili ishte emigrant në Angli ia ka lënë banesën e tij një të afermi kundrejt një pagesë mujore.

Pak javë para se të ndodhte krimi mes Petritit dhe Lekës ka pasur një debat përshkak se ky i fundit nuk kishte paguar detyrimet dhe po ashtu faturat e dritave dhe te ujit.

Në të tilla kushte thotë akuza Petriti është kthyer nga Anglia ku i ka kërkuar Lekës për të liruar banesën.

Pas një debate të gjatë Leka është larguar nga shtëpia e ndërsa është kthyer sërisht disa orë më vonë duke u përballur sërisht më Petritin.

Gjatë konfliktit Lek Vuksani ka marrë një amrë zjarri kallashnikov duke hapur zajrr mbi të afermin e tij dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Pasi ka kryer krimin autori është larguar së bashku me armën zjarrit është larguar duke u futur brenda një banesë për t’iu fshehur policisë.

Pas verifikimeve policia zbuloi vendodhjën duke kryer arrestimin.

Pavarësisht se avokati i tij mbrotjës në senacën për masën e sigurisë ka kërkuar vlersim psikologjik një gje e tillë është refuzuar nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat