Arrestimi i 45-vjeçarit në Rrëshen, Balla: Parandalimi i ngjarjeve kriminale, detyrë parësore e Policisë

Shqipëria

Arrestimi i 45-vjeçarit në Rrëshen, Balla: Parandalimi i ngjarjeve kriminale, detyrë parësore e Policisë

Më: 7 prill 2024 Në ora: 15:13
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin policor që konkludoi në arrestimin e një 45-vjeçari nga Rrësheni, të cilit iu gjetën me vete mina me telekomandë.

Balla shkroi se parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit.

Reagimi i Ballës:

Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit.

Përgëzime Policisë së Shtetit????Mirditë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese.

Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë-natë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat