Fundjava me fluks vizitorësh në Divjakë-Karavasta

Shqipëria

Fundjava me fluks vizitorësh në Divjakë-Karavasta

Më: 7 prill 2024 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Të favorizuar edhe nga moti me diell dhe temperaturat e ngrohta, vizitorët shijuan një fundjavë ndryshe. Turizmi i natyrës dhe shpendët e shumtë tërheqin më shumë vëmendjen e vizitorëve duke e kthyer parkun kombëtar si epiqendrën e të gjithëve. Të huaj nga Belgjika, Franca dhe Italia kanë ardhur në Divjakë për të parë natyrën e bukur.

“Më pëlqen shumë këtu, pasi është qetësi dhe mbi të gjitha mund të shohësh shumë zogj dhe një natyrë të bukur të virgjër.”

“Është shumë bukur këtu, sidomos natyra. Kemi ardhur me disa miq këtu dhe po bëjmë shëtitje nëpër Shqipëri nga veriu në jug dhe na pëlqen.”

Të shumtë janë edhe vizitorët vendas që preferojnë fundjavën ta kalojnë në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta. Grupe të rinjsh dhe familjarë kanë mundësi të drekojnë në ajrin e pastër në mes të pyllit.

Divjaka mbetet destinacioni i parë për turizmin e natyrës gjatë gjithë vitit dhe numri i vizitorëve e turistëve ka qenë i lartë edhe gjatë 3 muajve të parë të këtij viti ndikuar edhe nga moti i ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat