Shisnin drogë pranë shkollave, tre të arrestuar në Lezhë! Pas kontrolleve u gjenden mbi 2400 fara kanabisi

Shqipëria

Shisnin drogë pranë shkollave, tre të arrestuar në Lezhë! Pas kontrolleve u gjenden mbi 2400 fara kanabisi

Më: 8 prill 2024 Në ora: 10:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë arrestuar nga policia e Lezhës në kuadër të operacionit “Templulli 2”, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave.

Në pranga kanë rënë, Fatjon Canga, Erbardh Gjeloshi, Xhovano Ivanaj

Sekuestrohen 2450 fara cannabisi, sasi kokaine, sasi cannabisi dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike.

Si rezultat i punës së vazhdueshme policore dhe hetimore që po kryhet në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2”, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin të bimëve narkotike, si dhe të rasteve të shitjes në sasi dhe/ose doza të lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë, të mbështetur nga informacionet nga inteligjenca policore, goditën 3 raste në këto fusha.

Pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shkodrës dhe koordinimit të punës me të, u arrestuan në flagrancë, në qytetin e Lezhës, shtetasit F. C., 36 vjeç, Gj. I., 34 vjeç dhe E. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Nga kontrollet fizike dhe në banesa, këtyre shtetasve iu gjetën 2450 fara cannabisi, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një grirëse për lëndën narkotike dhe 3 celularë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat