Fluksi i madh i turistëve në vend, Rama: Realitet tërësisht ndryshe nga e kaluara!

Shqipëria

Fluksi i madh i turistëve në vend, Rama: Realitet tërësisht ndryshe nga e kaluara!

Më: 8 prill 2024 Në ora: 10:42
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në takimin e 70-të të komisionit për Evropën që u mbajt sot në Tiranë nga Organizata Botërore e Turizmit.

Duke kujtuar kohën kur Shqipëria nën regjimin komunist ishte një vend “i ndaluar” për turistët, Rama tha se tashmë ndodhemi në një realitet të ri ku që në fillim të vitit kemi një numër të lartë vizitorësh në vend.

Sot kemi realitet tërësisht ndryshe me më shumë se 10 milionë turistë që erdhën në Shqipëri vitin e kaluar dhe shifra shumë të larta që kemi këtë fillim viti. Kjo nuk është vetëm gjë e mirë por edhe sfidë e madhe sepse ka shumë gjëra për të cilat duhet të mendojmë nëse duam që Shqipëria të ecë para në mënyrë të vazhdueshme”– tha Rama.

Më tej, kreu i ekzekutivit u shpreh se duhet që të ndërtohen gjëra me arkitekturë të mahnitshme që të tërheqin turistët por që edhe qytetarët të kenë mundësi të fitojnë më shumë.

Duhet të ndërtojmë gjëra me arkitekturë të bukur, të mahnitshme. Të krijojmë më shumë mundësi që njerëzit të marrin më shumë nga puna e tyre por edhe të kenë mundësi të lënë më shumë nga Shqipëria për brezat e ardhshëm. Nuk duam ta humbasim vendin tonë ndërkohë që ndërtojmë një destinacion të rëndësishëm turistik”– shtoi kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat