Në kërkim për shitje droge, 23-vjeçari arrestohet në tentativë për t’u arratisur në Portin e Durrësit

Shqipëria

Në kërkim për shitje droge, 23-vjeçari arrestohet në tentativë për t’u arratisur në Portin e Durrësit

Më: 8 prill 2024 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim, është vënë në pranga nga policia në Portin e Durrësit, pasi tentoi të arratisej jashtë vendit.

Foto ilustuese

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E. Q., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Mësohet se 23-vjeçarit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë

Elbasan/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, kapet në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria dhe vihet në pranga një 23-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, si dhe si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, u kap në tentativë për t’u larguar nga Republika e Shqipërisë, dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim E. Q., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat