"Djali ka qenë në Theth", flet avokati i 24-vjeçarit që tentoi të abuzonte seksualisht me të motrën: Jemi në alert për një akuzë të tillë

Shqipëria

"Djali ka qenë në Theth", flet avokati i 24-vjeçarit që tentoi të abuzonte seksualisht me të motrën: Jemi në alert për një akuzë të tillë

Më: 8 prill 2024 Në ora: 15:31
Besim Hasani

Besim Hasani, avokati i 24-vjeçarit të akuzuar për tentativë për përdhunim ndaj motrës së tij, ka rrëfyer për gazetaren Lusi Përgjegji, se i riu pretendon se nuk ndodhej në Shkodër në momentin që është ngritur akuza ndaj tij. Ai e ka konsideruar akuzën si tepër të rëndë.

“Jemi alert ndaj një situate, akuze të tillë.

Sepse dhe ne jemi vendos në një pozitë shumë të madhe, shumë e ndjeshme si situatë. Akuzë shumë e rëndë.

Me sa kam informacion, nga emrat, nga i vëllai, ai pretendon se nuk ka qenë fare në Shkodër në momentin që është bërë akuza kundër tij”, tha avokati i 24-vjeçarit.

24-vjeçari u arrestua dy ditë më pas pas denoncimit nga e motra e tij 32-vjeçare se kishte tentuar të abuzonte seksualisht me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat