Ndezi zjarr për të hapur kullota, nën hetim 52 vjeçari në Kukës

Shqipëria

Ndezi zjarr për të hapur kullota, nën hetim 52 vjeçari në Kukës

Më: 8 prill 2024 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Një 52 vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Kukësit nën akuzën e veprës penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Mësohet se N.D ka ndezur zjarr me qëllim hapjen e kullotave në vendin e quajtur “Dafkë”.

Për pasojë është djegur një sipërfaqe toke (pronë publike) me barishte dhe shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat