Një nga autorët e vjedhjes së kasafortës së një biznesi në Sauk kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli e lë në burg

Shqipëria

Një nga autorët e vjedhjes së kasafortës së një biznesi në Sauk kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli e lë në burg

Më: 8 prill 2024 Në ora: 16:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Apeli ka lënë në burg tre autorët që vodhën kasafortën e një biznesi në Sauk, Endri Kolaci 37 vjeç, Albert Çela 40 vjeç dhe Bashkim Sollaku 53 vjeç, i cili këropi ndryshim të masës së sigurisë,.

Vodhën kasafortën e një biznesi në Sauk, i morën paratë dhe e hodhën në lumin Shkumbin, Apeli lë në burg tre autorët

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Çështja nr. 1:

Më datë 01.03.2024, policia është njoftuar se është vjedhur një kasafortë, në brendësi të një biznesi të quajtur “Ridvani Gips & Bojra”, në rrugën e “Elbasanit”, Sauk, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë shtetasit me iniciale B. S, E. K dhe A. Ç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale B. S, E. K dhe A. Ç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”, të parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 635 Regj. Them ., datë 06.03.2024, ka vendosur:

Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim B. S.

Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim B. S, atë të “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Vlerësimin si të ligjshëm të Saku ndalimit të personit nën hetim E. K.

Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim E. K, atë të “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

5.Vlerësimin si të ligjshëm të Saku ndalimit të personit nën hetim A. Ç.

Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim A. Ç, atë të “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

 Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale B. S, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, duke u hetuar nën masën e sigurimit personal “Detyrimin për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ose në alternativë atë të “arrestit në shtëpi”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 08.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Edlira Petri, vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 635 regj. them., datë 06.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në lidhje me personin nen hetim B. S.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat