“Opozita është qorre”, ish-presidenti Moisiu flet për situatën politike: Rama punon. SPAK duhet të marrë masa për Berishën, s’mundet ai të…

Shqipëria

“Opozita është qorre”, ish-presidenti Moisiu flet për situatën politike: Rama punon. SPAK duhet të marrë masa për Berishën, s’mundet ai të…

Më: 8 prill 2024 Në ora: 17:45
Edi Rama

Ish-presidenti Alfred Moisiu, ishte i ftuar këtë të hënë në “Breaking” në Top News.

Ai foli për situatën politike në vend dhe zhvillimet e fundit, ndërsa u ndal te qeverisja e Kryeministrit Rama, tashmë për disa mandate. Ai tha kryeministri Edi Rama ka gabime, por punon, ndërsa sipas tij opozita “është qorre”.

Ndërkohë lidhur me punën e SPAK ai tha se po bën punë shumë të mirë, por se do duhej të godasë më fort.

“Rama ka gabime, por edhe punon. Unë e quaj ‘me një sy’, por këta të anës tjetër janë ‘qorra fare’. Tani SPAK po punon. Por mendoj se më fort duhet të punojë, duhet të kapë te kokat. Nuk e kuptoj si Berisha është në arrest dhe mban fjalim natë për natë. Është sfidë kjo për drejtësinë dhe drejtësia duhet ta rregullojë këtë, duhet rregulluar”, tha ai ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat