"Banda "5D"", Këlliçi: SPAK të na thotë ku kanë shkuar 30 mln euro, të tjerë do të përfundojnë në burg

Shqipëria

"Banda "5D"", Këlliçi: SPAK të na thotë ku kanë shkuar 30 mln euro, të tjerë do të përfundojnë në burg

Më: 8 prill 2024 Në ora: 21:47
Ilustrim

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha në “Çim Peka Live” në Syri TV se drejtorët e Erion Veliajt kanë vjedhur me arrogancë dhe këtë arrogancë e kanë treguar në zgjedhjet e 14 majit.

Këlliçi tha se ka mësuar për ‘5D’ në momentin që është shpallur kandidat për kryetar bashkie në Tiranë.

“Unë e kam marrë informacionin nga qarqet e Bashkisë Tiranë, nga qarqet e PS e Tiranës, nga qarqet e vetë këtyre, që rrihnin gjoksin në Tiranë, se si fitonin tenderat, si kishin futur duart dhe krenoheshin për masakrën që do të bënin në zgjedhje, madje duke caktuar edhe target për zonat që mbulonin.

Këta ishin shtabi elektoral i Veliajt, të tjerë do të përfundojnë në burg, sepse në dijeninë time po hetohen qoftë kjo dosja ‘5D’, qoftë ajo e inceneratorit të Tiranës.

Si mundet Erion Veliaj që pasi është njohur me aktet e dosjes, ai ka marrë publikisht në mbrojtje drejtorët e tij?

Si mundet që kjo kompani është krijuar 6 muaj pasi Erion Veliaj ka marrë detyrën e Kryebashkiakut?

Si mundet që një kryetar bashkie të mos distancohet nga këto banditë që vetëm unë kam denoncuar 29 dosje, ndërkohë që SPAK ka gjetur 30, por jam i bindur që janë shumë më shumë.

Del Veliaj dhe lavdëron këtë banditin e IMT-së, del Veliaj dhe lavdëron atë drejtorin e Punëve Publike që ishte në shërbim të inceneratorit të Tiranës.

Veliaj është peng i drejtorëve të tij, ata janë në një luftë të brendshme për të shitur njëri-tjetrin.

Mua më intereson ku kanë shkuar paratë, SPAK duhet të na thotë ku kanë shkuar 30 mln euro që këta drejtorë kanë vjedhur”, tha Këlliçi.

Ai tha se është qesharake të thuhet që ai hoteli në Dhërmi është 1.5 mln euro, ndërkohë që për mendimin tim është së paku 12 mln euro, ndërsa hoteli në Durrës është sëpaku 30 mln euro.

“Këto asete duhet të sekuestrohen, paratë ti kthehen qytetarëve”, tha Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat