U paraqit në SPAK, ish-kryebashkiaku i Lushnjës zbardh detaje

Shqipëria

U paraqit në SPAK, ish-kryebashkiaku i Lushnjës zbardh detaje

Më: 10 prill 2024 Në ora: 11:31
Fatos Tushe

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, është paraqitur në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij. Mësohet se SPAK ka nisur hetim pasuror ndaj ish-zyrtarit të lartë, pasi dyshohet se Tushes i janë gjetur pasuri te fshehura në emër të personave të tjerë. Pas daljes nga ambientet e SPAK, Tushe u shpreh se paraqitja e tij ishte për mos deklarimin e një pasurie.

Tushe përfundoi dënimin pak kohë më parë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Më 6 korrik 2021, ai u prangos në një operacion të SPAK bashkë me disa nga vartësit e tij, pasi u akuzua për shpërdorim detyre.

Tenderi që i dogji zyrtarët e bashkisë Lushnje, ishte për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj me vlerë 24 milionë lekë.

Tenderi u fitua nga kompania EuroAlb shpk, që garoi me ofertën më të lartë, ndërsa punimet, fitimet dhe punën i bëri kompania e biznesmenit Ibrahim Lami. Në dosjen e SPAK, Lami përshkruhej si lidhje e ngushtë e Tushes dhe familjar i pronarit të EuroAlb shpk, Bujar Murati. Sipas SPAK, Lami dhe Murati i kanë ndarë paratë bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat