Operacioni ndërkombëtar me 26 të arrestuar, Balla përgëzon policinë dhe SPAK

Shqipëria

Operacioni ndërkombëtar me 26 të arrestuar, Balla përgëzon policinë dhe SPAK

Më: 12 prill 2024 Në ora: 19:27
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin e 26 personave, mes tyre 4 punonjës policie.

Përmes një reagimi, Balla thekson se është goditur një rrjet ndërkombëtar trafiku.

🇦🇱 Përgëzime Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe prokurorëve të SPAK, falë hetimit profesional të të cilëve është goditur një rrjet ndërkombëtar trafikimi.

Janë 26 persona të arrestuar, mes tyre edhe 4 punonjës policie; mbi 1 milionë Euro (cash) armë zjarri, 13 automjete dhe sasi lëndë narkotike👏”, thuhet në reagimin e Ballës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat