Tentoi të vriste gruan në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim

Shqipëria

Tentoi të vriste gruan në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim

Më: 19 prill 2024 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Një 50 vjeçar, banues në Rrogozhinë, është arrestuar nga Policia pasi ishte shpallur në kërkim për “tentativë vrasje”.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të Policisë, në vitin 2022 ky shtetas tentoi të vriste bashkëshorten duke e goditur me automjet.

Po ashtu bëhet me dije se bashkëshortja e tij në atë kohë ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Kavajë finalizoi operacionin e koduar “Break”.

Gjatë operacionit është kapur shtetasi R. M., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 07.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”. Në muajin korrik të vitit 2022, ky shtetas ka tentuar të vrasë, duke e goditur me automjet, bashkëshorten e tij, e cila ka qenë me urdhër mbrojtjeje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat