Kryetarja e Dhomës së Deputetëve në Itali mesazh urimi Metës si president

Shqipëria

Kryetarja e Dhomës së Deputetëve në Itali mesazh urimi Metës si president

Më: 6 maj 2017 Në ora: 11:08
Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë, Laura Boldrini dhe Ilir Meta

Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë, Laura Boldrini ka uruar përmes një letre Ilir Meten për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës.

Boldrini shpreh bindjen se Meta do të vërë në shërbim të vendit aftësitë dhe përvojën që ka përftuar gjatë këtyre viteve në detyrat e rëndësishme që ka kryer.

Letra 

Kam kënaqësinë, që në emër të Dhomës së Deputetëve, por edhe në emrin tim, t’ju përcjell urimet më të përzemërta për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, së bashku me urimet më të mira për sukses në këtë detyrë.

Jam e bindur se gjatë mandati tuaj do të kemi mundësi të zhvillojmë edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe të bashkëpunimit mes popujve tanë.

Ishte një nder i madh për mua të vizitoja Shqipërinë tetorin e vitit të kaluar dhe të konstatoja progresin e jashtëzakonshëm të bërë në aspektin ekonomik e social si edhe në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Jam e bindur se në këtë detyrë të lartë, ju do të dini të vini në shërbim të vendit aftësitë dhe përvojën që keni përftuar gjatë këtyre viteve në postet e rëndësishme që keni mbuluar. Në pritje të një takimi, ju lutem pranoni z. President, vlerësimet dhe konsideratat e mia më të larta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat