“U tërhoqëm nga zgjedhjet sepse Basha do digjte Kavajën për 23 minuta”

Shqipëria

“U tërhoqëm nga zgjedhjet sepse Basha do digjte Kavajën për 23 minuta”

Më: 7 maj 2017 Në ora: 06:30
Gentian Daja

Kreu i PS-së në Kavajë, Gentian Daja ka reaguar me një status në “Facebook’ për shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë.

Ai ka thënë se PS-ja u tërhoq, sepse Basha kishte ndërmend ta digjte kavajën për 23 minuta.

STATUSI

Siç thotë edhe populli “Budallait hapi rrugë”

Që çadra ishte bërë si stadium ku haeshin fara dhe kikirikë këtë e dinim. Po nga dje u bë edhe një cirk qesharak teksa festonin një festë inekzistente.

Edi Rama dhe Ps nuk lejoi që Kavaja të bëhej mish për top dhe për këtë festën duhet ta bëjmë ne, që kemi fituar, fitojmë dhe do fitojmë sa herë të duan të konkurojnë në këtë qytet.

Personalisht jam koshient se ky vendim, për tërheqje, i jep mundësinë çdo qytetari të kuptojë se për ne qyteti vlen më shumë se një karrige, paqja vlen më shumë se lufta, miqësia vlen më shumë se armiqësia, toleranca vlen më shumë se provokimet Made in Sali Berisha dhe së fundi stabiliteti në Kavajë vlen më shumë se destabiliteti që do bënte Lulin të fërkonte barkun nga kënaqësia.

Fushatë model do bëjmë sërisht, fitore spektakolare do korrim, diferencë më të madhe se 2015 ka për të parë Luli dhe baba i Lulit nga Kavaja.

E la mbrapa qytetin 23 vjet dhe donte ta digjte për 23 minuta, po s’ka më, Kavaja do ecë vetëm para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat