Parashikimi i motit në Shqipëri, qëndroni brenda sot!

Shqipëria

Parashikimi i motit në Shqipëri, qëndroni brenda sot!

Më: 7 maj 2017 Në ora: 08:06
ilustrim

Zhvillimi i një sistemi vranësirash në territorin shqiptar do të ndikojë kushte të paqëndrueshme atmosferike, për pasojë zonat veriore dhe qendrore do të dominohen nga vranësira dhe shira të përkohshëm ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqiten zonat jugore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në ultësirën perëndimore duke lënë me vranësira dhe shira të gjithë zonën malore lindore. Edhe gjatë natës, vranësirat dhe shirat do të mbeten prezent në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit ndërsa gjatë mesditës parashikohet rënie e ndjeshme e temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e Europës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent. Më të dendura shirat paraqiten për vendet mesdhetare si edhe gadishullin e Ballkanit.

Po ashtu edhe Europa qendrore do të dominohet nga rrebeshe shiu. Kjo situatë do të vijë si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga qendra e Europës drejt Mesdheut. Ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominuese për gadishullin Iberik, ishujt britanike si edhe vendet nordike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat