Panariti: Vizioni i Ministrisë së Bujqësisë, mbështetja dhe promovimi i fermave agroturistike

Shqipëria

Panariti: Vizioni i Ministrisë së Bujqësisë, mbështetja dhe promovimi i fermave agroturistike

Më: 7 maj 2017 Në ora: 12:55
Edmond Panariti gjatë takimit

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, vizitoi përgjatë fundjavës një nga fermat më të mëdha bujqësore në vend. Bëhet fjalë për Agro-Farm, e ngritur në zonën e quajtur “Luadhet e Çelos”në rrethin e Pogradecit, një nga sipërmarrjet më më mëdha të agroturizmit në vend.

Ministri Panariti deklaroi, se ky investim i bërë me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, që shndërroi 220 hektarë tokë nga djerrë në sipërfaqe të mrekullueshme, të mbushura me plantacione pemësh dhe kulturash të ndryshme.

Sipas Ministrit të Bujqësisë, po të vinim një vit më par këtu, toka ishte djerrë, ndërkohë që sot, janë kryer punime të jashtëzakonshme, janë hapur 6 puse për ujitje, ndërsa po bëhet qarkullimi i kulturave të ndryshme në pemtari e bujqësi.

“Vizioni i investitorit është ambicioz për kultura të ndryshme, ndërkohë që janë mbjellë mijëra rrënjë qershi e pemë të tjera. Ajo që synon ky invetitor, është shndërrimi i kësaj zone në një fermë agroturistike, ndërkohë që po kombimon mjaft mirë pemtarinë, bujqësinë dhe blegtorinë. Sipërmarrësi do të alternojë këtë fermë edhe me prodhimin e mjalti bio, do të mbarështojë bagëti dhe rritje pulash. Ideja e kësaj ferme është për të qenë pjesë e një ofertë turistike, ndërkohë që edhe marketet e Tiranës do të jenë pjesë e kësaj me produket që do të marrin këtu e së shpejti, kjo fermë do të certifikohet nga Ministria e Bujqësisë”, theksoi Panariti, duke shruar se, një nga misionet e dikasterit që drejton, është mbështetja dhe promovimi i fermave agroturistike.

Ndërkohë, sipërmarrësi i Agro-Farm, duke falenderuar Ministrin Panatiti dhe Ministrinë e Bujqësisë për mbështetjet e dhënë, deklasoi se, janë investuar miliona euro për kultivimin e qershive, pemëve të tjera, ndërkohë që ferma, sipas tij, do të mbillet edhe me grurë e varietete tjera të bujqësisë, ndërsa do të mbarështojë edhe blegtori, për të qenë një fermë e kompletuar dhe cikël i mbyllur për një ofertë të denjë agroturistike, si dhe për të furnizuar tregjet me produkte të çertifikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat