Apeli ministrisë së Financave: Të ndalet presioni ndaj punonjësve për votën

Shqipëria

Apeli ministrisë së Financave: Të ndalet presioni ndaj punonjësve për votën

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 14:08
Ministria e Financave

Ministria e Financave bëri te ditur të premten se, konstaton me shqetësim që disa drejtues apo punonjës të drejtorive rajonale të Tatimeve dhe degëve doganorëve po ushtrojnë presion të hapur ndaj punonjësve.

“Këta zyrtarë të papërgjegjshëm u kërkojnë vartësve të tyre të deklarojnë subjektin politik për të cilin do të votojnë ndërkohë që në disa raste i kanë detyruar edhe të dorëzojnë kartat e identitetit për vete dhe familjarët e tyre. Veprime të tilla janë të papranueshme dhe në shkelje të hapur të ligjit”, thuhet në njoftim e ministrisë së Finanacve.

Ministria e Financave u bën thirrje drejtuesve të degëve doganore dhe atyre tatimore të ndalojnë menjëherë presionet dhe shantazhet ndaj administratës në varësi përndryshe do të përballen me sanksionet më të rënda që parashikon ligji dhe kërkon vëmendjen e strukturave ligjzbatuese për parandalimin dhe paralizimin e këtij fenomeni pasi vota e çdo qytetari duhet të jetë e lirë dhe e garantuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat