Kthimi i emigrantëve shqiptarë nga Greqia shihet me ndikim për rezultatin në disa Qarqe ndërkufitare në Shqipëri që janë prekur ndjeshëm nga emigracioni.
Në Qarkun e Gjirokastrës, Vlorës dhe Korçës vota e emigrantëve pritet të ndikojë edhe në rritjen e pjesëmarrjes në votime.
Disa nga subjektet politike shqiptare zhvilluan gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare disa takime me komunitetet e emigrantëve në Greqi duke u bërë thirrje të kthehen për të votuar.