Gjosha apel qytetarëve: Denonconi shkeljet e administratës në zgjedhje

Shqipëria

Gjosha apel qytetarëve: Denonconi shkeljet e administratës në zgjedhje

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 17:50
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha u ka bërë thirrje sot qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës.

Sipas ministres Gjosha, që vjen nga radhët e LSI-së, kjo thirrje vlen për administratën në varësi të kësaj ministrie, që sipas saj mund të kryejnë veprime në kundërshtim me legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.

Ditën e nesërme qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të votuar se kush do t’i përfaqësojë në Parlament për katër vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat