"S'dinin se ku ishte mjeku, i lanë gjyshen 12 orë me tëmth të plasur", rrëfimi rrëqethës i mbesës

Shqipëria

"S'dinin se ku ishte mjeku, i lanë gjyshen 12 orë me tëmth të plasur", rrëfimi rrëqethës i mbesës

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 19:56
Ilustrim

Mjekimi i pakujdesshëm dhe neglizhenca nga ana e mjekëve, kanë bërë që një 85 vjeçare e paraqitur në urgjencë me tëmth të infektuar, të ndërroi jetë nga plasja e organit, sipas familjarëve të të ndjerës.

Mbesa me inicialet I.C e 85-vjeçares, thotë se vdekja e të moshuarës ka ardhur për shkak të një mjekimi të pakujdesshëm nga ana e mjekëve, duke ngritur edhe një padi për stafin në punë të Urgjencës Spitalore Kirurgjikale 2, QSUT te datës 11.08.17 ora 22.40 deri me 12.08.17 0ra 02.40 e mëngjesit.

Familjarët: E çuan në shtëpi edhe pse ishte rëndë

Sipas I.C, mjekët nuk i kanë kushtuar rëndësinë e duhur rastit të nënës së saj duke e trajtuar deri diku edhe me neglizhencë, duke bërë që të moshuarës ti plasë tëmthi në shtëpi, gjë e cila solli dhe vdekjen e saj.

I.C sqaron se gjyshja e saj është nxjerrë nga spitali  4 orë pasi kishte shkuar aty, edhe pse  pacientja ishte paraqitur me tëmth te infektuar, dhe me detyrim ligjor, në urgjencë, pacienti nxirret vetëm nëse stabilizohet gjendja shëndetësore ose duhet shtruar.

Ndërsa veç kësaj, 85 vjeçares i është dhënë edh mjekim nga goja, gjë e cila është e ndaluar për personat që kanë probleme me tëmthin, që përveçse i dhanë efekte anësore nuk ishin as nën monitorimin e mjekut pasi e moshuar ndodhej në shtëpi.

Në momentin që e moshuara është paraqitur në urgjencë, asaj i janë bërë analizat ku ka rezultuar me problem në tëmth, ndërsa organet e tjera ishin në rregull.

Por, pas 12 orësh që e moshuara është paraqitur sërisht në urgjencë, pas analizave rezulton që organet e tjera ishin dëmtuar rëndë për shkak të lëngut të tëmthit, gjë që solli edh vdekjen e saj.

Rrëfimi i mbesës:

Është marrë në telefon urgjenca në orën 22:30, mjekët dyshonin për tëmth dhe çuan në urgjencën kirurgjikale numër 2. I bëjnë analiza, edhe eko, aty del që kishte probleme me tëmthin, organet e tjera ishin në rregull.

Nga analizat del që ka tëmth të infektuar, mjekja priste kirurgun që nuk e di ku ishte.

Kur erdhi kirurgu, me një të vizituar me tre herë të kapur të barkut tha s’ka gjë, do i bëjmë një mjekim nga goja, dhe çojeni në shtëpi. I thamë a ti bëjmë një serum ai u nervozua, i bëmë serum e pyetem dhe sa mund të rrimë tha mbaroni serumin ikni. Na tha ti merrnim një antibiotik.

Antibiotikun ja dhamë, ndërsa gjatë natës u be keq, të nesërmen në orën12:00 volli, filloi të zverdhej dhe të bëhej keq gjendje që zgjati deri nga ora katër, dhe tezja na thotë që nëna është pa puls.  E morëm e çuam te urgjenca te njëshi, dhe nga analizat doli që ishte e superpërkqësuar.

Kishte një puls të çrregullt, dhe në orën 7 e ngritëm në resaminacionin qendrorë. Nga eko rezultoi që për 12 orë nga një abdomen të pastër doli me lëng në të gjithë abdomeni. Doktorët nk e prekën me dorë deri të nesërme. Nëna kishte plasje tëmthi, por ishte tepër vonë spse kishte tre ditë me lëng në bark, tëmthi duhet kuruar para se të plasë.

Ajo ishte e vdekur pas 12 orësh që i kishte plasur tëmthi. Gjyshja vuante vetëm nga gastriti nga asgjë tjetër.  Në vend që ta shtrojnë se ishte rëndë e kanë nxjerrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat