Ulet pagesa i siguracionit për automjetin

Shqipëria

Ulet pagesa i siguracionit për automjetin

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 18:38
Ilustrim

Të gjitha ata qytetarë që kanë për të rinovuar siguracionin e automjetit tashmë mund ta marrin atë me një ulje që varion nga 3-4 mijë lekë në varësi të agjencisve.

Drejtuesit e automjeteve shprehen se ata kanë paguar më pak se një vit më parë në prerjen e siguracioneve.

Kompanitë e shpjegojnë uljen e çmimit për shkak të efekteve të konkurrencës, ndërkohë që një situatë e tillë paralajmërohet se do të jetë e përkoheshme pasi numri i aksidenteve sa vjen dhe rritet duke i rritur edhe kostot që kompanitë duhet të paguajnë për dëmet.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbikqyrjes Financiare në 7 muajt e parë të këtij viti konstatohet një rritje e primeve të sigurimit të detyrueshëm motorik me rreth 12.34.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat