Akademia e Shkencave, Vasili: Jam me Dritëroin, ky hesapxhiu kryeministër as atë nuk e ka dëgjuar

Shqipëria

Akademia e Shkencave, Vasili: Jam me Dritëroin, ky hesapxhiu kryeministër as atë nuk e ka dëgjuar

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 18:43
Petrit Vasili

Pas publikimit te nje letre sot nga Akademia e Shkencave, ka reaguar edhe ish kreu i LsI-se.

Lerta, e cila ishte 'nje amanet' nga i madhi Dritero Agolli vinte theksin pikerisht te rendesia qe ka insitucioni i Akademise per arsimin ne vend dhe jo politiken.

"Reformimi i Akademisë së Shkencave: Jam me Dritëroin dhe jo me Kryeministrin. Gjëmë e madhe, as Dritëroin nuk dëgjon ky kryeministër. Amaneti i Dritëroit për Akademinë e Shkencave, monumental përballë obskurantizmit kryeministror. I madh shumë mendimi i Dritëroit dhe i vogël shumë ky hesapxhiu kryeministër për ta kuptuar atë. Mendjehapur dhe vizionar Dritëroi i madh -mendjengushtë dhe dritëshkurtër ky kryeministër i vogël", shkruan Vasili.

Letra e plotë

“Akademia e shkencave nuk është çështje qeveritare, ajo është çështje kombëtare”.

Nga Dritëro Agolli

Akademia e Shkencave është një institucion që duhet të forcohet, jo të dobësohet. Është e gabuar të mendohet se Akademia jonë është një trashëgimi e së shkuarës. Ajo u themelua nga dijetarë të mëdhenj, që ishin formuar në universitete me emër.
Akademia e Shkencave gjithnjë ka pasur njerëz të zotë, të ditur e të mençëm. Çdo diskutim, çdo reformë, është me vend vetëm nëse merret për ta bërë Akademinë e Shkencave më të mirë, më të suksesshme. Shihni çfarë po bëjnë vendet fqinje.
A po e dobësojnë apo po e fuqizojnë akademinë e tyre të shkencave maqedonasit, grekët, serbët, malazezët? Edhe Kosova po e fuqizon akademinë e vet dhe mirë bën.
Popujt që nuk e kanë bërë ende të njohur plotësisht veten në Europë e në botë akademitë detyrimisht duhet t’i ruajnë e t’i forcojnë. Po të më pyesnin mua, unë do të thoja se Akademia e Shkencave jo vetëm duhet të bëhet më e suksesshme, por duhet ngarkuar me detyra.
Ka shumë pyetje të cilave qeveria nuk mund t’u japë vetë përgjigje. Atëherë kujt do t’ia kërkojë përgjigjen?
Reforma është çështje mendimi dhe projekti, jo çështje numrash. Unë besoj se Akademia e Shkencave ka njerëz me mend që mund ta bëjnë vetë reformën, prandaj duhen dëgjuar si thonë ata, sepse ata e dinë më mirë si mund të ndryshojë gjendja dhe si mund të jetë më e dobishme për vendin. Duhet një reformë që të kemi një akademi më dinjitoze. Dhe kur them kështu kuptoj se Akademia është mpakur e rrudhur më shumë për shkak të qendrimeve të pamençme në reformat politike, se për fajin e vet. Sigurisht Akademia duhet të lëvizë, duhet të bëhet më e gjallë, më energjike, por më parë të bëjmë pyetjen pse nuk është ashtu si e duam.
Pse është zvogëluar Akademia jonë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat