75% e peshqve në ujërat e ëmbla në Shqipëri po kërcohen nga ndërtimi i HEC-ve

Shqipëria

75% e peshqve në ujërat e ëmbla në Shqipëri po kërcohen nga ndërtimi i HEC-ve

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 09:54
Ilustrim

Rreth 75 për qind e peshqve në ujërat e ëmbla të Shqipërisë janë të kërcënuar nga ndërtimi i HEC-ve të vegjël përgjatë lumenjve me rrjedhje të lirë.

Në një analizë për ndikimin mjedisor të HEC-eve në lumenjtë e Ballkanit, kompania MMacdonald referon se, fauna e Ballkanit është shumë e larmishme. Në krahasim me Europën Qendrore dhe atë Perëndimore vendet e Ballkanit kanë shtrirje më të pacenuar të lumenjve me peshq shumë të ndryshëm.

Sipas vlerësimit të IUCN, peshqit e ujërave të ëmbla janë grupi më i kërcënuar në Evropë.

Për shkak të një numri të lartë HEC-esh që janë planifikuar të ndërtohen në lumenjtë e Ballkanit (shumica e të cilave në Shqipëri), kjo përbën një pikë të nxehtë rreziku për biodiversitetin. Studimi thotë se 75% e peshqve në ujërat e ëmbla janë të kërcënuar prej ndërtimit të HEC-eve.

Më tej studimi referon se fauna e ujërave të ëmbla të Ballkanit, sidomos në Shqipëri ka vlerësime të dobëta. Ekspertët ndërkombëtarë thonë se duhen kërkime dhe sondazhe gjithëpërfshirëse për peshqit e ujërave të ëmbla dhe reflektim të situatës përpara planifikimit të HEC-eve të reja.

Studimi ka për referenca të dhëna globale për faunën shqiptare pasi të dhënat lokale mungojnë, raporton "Monitor".

Në të gjithë lumenjtë e Ballkanit janë planifikuar për tu ndërtuar 445 HEC-e, nga të cilat 57 janë mbi 10 mega, prej të cilëve 152 HEC-e ose 34 për qind e tyre planifikohen të ndërtohen në lumenjtë e tjerë të Shqipërisë.

Studimi thotë se disa nga këto HEC-e janë planifikuar tëndërtohen në zona tëmbrojtura. Katër HEC-e po ndërtohen në lumin e Valbonës dhe janë vlerësuar me ndikimin negativ në mjedis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat