PD mbledh nesër grupin e ri! Përfaqësuesi i Merkel ka një porosi për deputetët

Shqipëria

PD mbledh nesër grupin e ri! Përfaqësuesi i Merkel ka një porosi për deputetët

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 14:38
Partia Demokratike

Partia Demokratike do të mbledhë grupin e ri parlamentar ditën e nesërme në orën 18:00, ku do të vendoset për aksionin që opozita demokrate do të ndërrmarë ditën e shtunë.

Më 9 shtator parlamenti mblidhet për të votuar qeverinë dhe për të vënë në postin e kreut të kuvendit Gramoz Ruçin. Zgjedhja e këtij të fundit është dhe objekti kryesor i protestës së opozitës ditën e shtunë.

Por nga ana tjetër, në PD ka mbërritur një këshilltar i lartë i grupit parmalentar të CDU-së së Merkel, i cili ka patur një bashkëbisedim me deputetët e PD-së.

Në bashkëbisedim, diskutimi është fokusuar në lidhje me strategjinë dhe aksionin e PD-së përballë qeverisjes së socialistëve, dhe rrugëve për të çuar në pushtet demokratët e selisë blu.

 “Në prioritetet kryesore të Partisë Demokratike, renditet reforma e plotë zgjedhore që do të bëjë të mundur garantimin e votës së lirë e të ndershme, asgjesimin e shitblerjes së votës, dhe dhënies fund një herë e mirë të manipulimit të vullnetit të qytetarëve.

Basha theksoi se krahas betejës së përditshme kundër keqqeverisjes, krimit dhe drogës, Partia Demokratike do të konsolidojë alternativën e saj qeverisëse me mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me partitë simotra europiane, e në vecanti me CDU” thuhet në njoftimin e PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat