Zbulohet mungesa e rëndësishme në mbledhjen e grupit të PS-së, zbardhet arsyeja

Shqipëria

Zbulohet mungesa e rëndësishme në mbledhjen e grupit të PS-së, zbardhet arsyeja

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 15:30
Sajmir Tahiri

Sot u mbajt mbledhja e parë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku një ndër figurat më të rëndësishme të kësaj force politike nuk ka qenë i pranishëm në këtë takim.

“Panorama”, mëson se Sajmir Tahiri ka munguar në këtë mbledhje, për arsye se ai ndodhet jashtë vendit.

Ai ka njoftuar më parë që nuk do të ishte i pranishëm, sepse ndodhet në Itali.

E ndërsa Rama, kishte njoftuar që duhet të ishin të gjithë të pranishëm në këtë mbledhje, Tahiri ka munguar.

Nga ana tjetër, vlen të kujtojmë që edhe kur u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste ish-ministri Tahiri, ishte ndër të parët që u largua nga kjo mbledhje, pasi emir i tij nuk ishte ndër emrat e ministrave të rinj të kabineti ‘Rama2”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat