Protestohet nesër në Tiranë

Shqipëria

Protestohet nesër në Tiranë

Nga: B.S Më: 8 shtator 2017 Në ora: 20:40
Nebil Çika

Nebil Çika ka ftuar që nesër të protestohet në Tiranë.

"Protesto sot kundër xhelatëve komunistë ose largohu para se ata të ndërtojnë gardhin me tela me gjemba", ka shkruar ai në Facebook.

Më poshtë reagimi i plotë:

Zonja e zotërinj  !/

Të përndjekur politikë të diktaturës komuniste !

Qytetar të Shqipërisë që besoni e ende të vlerat e lirisë e demokracisë !

Siç kemi njoftuar ditën e shtunë datë 09 shtator 2017 në orën 18.00 ,Shqota Antikomuniste e të Përndjekurve  Politikë të Shqipërisë organizon një protestë Kuvendit te Shqipërisë  kundër  zgjedhjes  se kreut të ri të Kuvendit  qe siç është njoftuar nga  parti ne pushtet  do te jetë ish ministri i fundit  i brendshëm i diktaturës komuniste  Gramoz Ruçi  si dhe rikthimit ne qeveri të ish anëtarëve të Sigurimit të Shtetit dhe pinjollëve te  ish kupolës komuniste në  pushtet .

Zonja e zotërinj !

Shqipëria ndodhet përpara një rreziku real të ofruar nga një projekt e skenar  makbethian  të  përgatitur e të ofruar nga Edi Rama rikthimin në krye te shtetit te drejtuesit  te organizatës kriminale  Sigurimi i Shtetit. Ky skenar nuk është  vetëm një fyerje për qindra mijëra viktima të terrorit komunist  dhe qytetareve të tjerë shqiptarë të dhunuara në të gjitha format nga diktatura komuniste por një kërcënim  real për lirinë demokracinë e shtetin ligjor.

Ktheni pak kokën vetëm 27 vjet me parë dhe kujtoni diktaturën me terror vrasje ,burgje kampe internimi  të rrethuar  me tela me gjemba , varfëri ekstreme etje për të kuptuar se fare per5fsaojne sot ata qe na  zgjidhen e emërohen drejtues të lartë të shtetit .

Diktatura  pot troket sërish dhe  rikthimi i  xhelatëve te saje ne krye të shtetit  është shenja  e qarte e rikthimit te sajë.

Prandaj ju ftojmë nesër në ora 18.00 para Kuvendit  te Shqipërisë për të kundërshtuar  me protestën tonë qytetarë rikthimin në pushtet të ish drejtuesve të diktaturës komuniste  !

Ne se ke ende dinjitetin e mjaftueshëm njerëzor mos e prano poshtërimin e ofruar nga politik në pushtet ,dil e protesto bashkë me ne  kundër komunizmit .

Mos hesht, nesër mund të jetë shumë vonë.

Mos bëni sehir ! Protestoni sot  kundër rikthimit në pushtet të drejtuesve të diktaturës ose largohuni para se ata të ndërtojnë sërish  gardhin me tela me gjemba !

Nebil Çika 

Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të ish të Përmdjekurve Politik në Shqipëri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat