Kryebashkiaku i Lezhës: Ja si shkoi darka me Edi Ramën...

Shqipëria

Kryebashkiaku i Lezhës: Ja si shkoi darka me Edi Ramën...

Më: 13 janar 2018 Në ora: 10:31
Fran Frrokaj

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, ka shkëmbyer batuta me Kryeministrin Edi Rama në lidhje me protestën e zhvilluar dje nga banorë të Torovicës, gjatë kohës që qeveria zhvillonte mbledhjen e rradhës.

Rama tha se në protestë morën pjesë 15 vetë dhe uroj që kryebashkiaku të mos ketë gisht në organizimin e saj. “Nëse ata do kishin bërë një protestë kur PD kishte qeverinë unë do të shkoja t’i përqafoja, por mu duk pak e çuditshme dje”, tha Rama.

Por duke marrë fjalën, Kryebashkiaku i Lezhës, tha se protestën e djeshme edhe mund ta ndalonte, por nuk kishte asnjë arsye ta bënte një gjë të tillë, përderisa banorët e Torovicës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Frrokaj tha se do të marrë pjesë edhe në protestën e opozitës më 27 janar, ndërsa Rama i kërkoi që punonjësit e ujësjellësit mos i merrte me vete.

“Isha në një darkë me kryeministrin e Shqipërisë, nuk ishte darka e gabuar, pasi pavarësisht bindjeve të ndryshme politike që kemi, Rama është Kryeministri i vendit tim.

Në protestë do të jem në datën 27 janar, protestën në Lezhë edhe mund ta ndaloja, por nuk kisha asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë”, tha Fran Frrokaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat