Rama: Vetingu ka nisur, 17 prokurorë dhe gjyqtarë të lartë u tërhoqën

Shqipëria

Rama: Vetingu ka nisur, 17 prokurorë dhe gjyqtarë të lartë u tërhoqën

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 20:16
Edi Rama

Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit të komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Në një konferencë të përbashkët kryeministri Rama deklaroi se vizita e Juncker është e rëndësishme pasi vjen pak para nisjes së çeljes së negociatave.

Po ashtu Rama bëri me dije se e ka informuar gjatë takimit presidentin Juncker për largimin e të paktën 17 prokurorëve dhe gjyqtareve.

“Presidenti vjen pak kohë përpara momentit të vendimmarrjes për rekomandimin e KE për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe pak kohë pas publikimit të strategjisë së re të zgjerimit.

Siç e dini ne u takuam në Bruksel dhe sot unë pata mundësinë ta informoj nga afër presidentin për zhvillimet e reja, ecurinë e reformave dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar të jetë në një proces intensive.

Komisioni ka rekomanduar që në nëntor të 2016 çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë duke nënvizuar domosdoshmërinë e çuarjes përpara të reformës në drejtësi dhe të procesit të vetingut.

E informova Presidentin se sot që flasim ne numërojmë plot 17 prokurorë dhe gjykatës të niveleve më të larta, që janë tërhequr nga Vettingu, që faktikisht nuk do të jenë më pjesë e sistemit. Tregues i qartë, që vettingu ka filluar të funksionojë si shtysë e fuqishme drejt realizimit të objektivit, drejtësi e re dhe e pavarur.

Presim në vijim edhe hapjen e çështjeve konkrete me rezultate konkrete nga komisionet e Vettingut. Ka hyrë në proces ‘Forca e Ligjit’. Ndryshimet, prokurori i përgjithshëm dhe çeljen e një serë dosjesh që flinin në prokuroi. Rekomandimin e meritojmë, shpresojmë që vendet anëtarë do të përgjigjen pozitivisht. Detyrat e shtëpisë i kemi kryer deri në këtë pikë. Keqardhje që nuk arritëm t’u presim me një kohë mesdhetare, po është një mënyrë për t’iu bërë që të nidheni si në Bruksel ‘shi, gri dhe mërzi” tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat