Legalizimet/ Gjonaj: Mos zvarritni dosjet, përgjigje brenda 10 ditëve ose sanksione. Për korrupsionet…

Shqipëria

Legalizimet/ Gjonaj: Mos zvarritni dosjet, përgjigje brenda 10 ditëve ose sanksione. Për korrupsionet…

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 08:31
Legalizimet

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një inspektimi në zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNIT të qytetit të Beratit, paralajmëroi punonjësit se në rast denoncimesh për korrupsion, ata do të pushohen nga puna dhe do të dërgohen për ndjekje penale.

Ministrja Gjonaj u shoqërua në këtë inspektim nga Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Ministrave në qytetin e Beratit. Sipas ministres së Drejtësisë, institucionet e ZRPP-së dhe ALUIZN-it duhet të trajtojnë me përparësi dhe kërkesat që vijnë nga organet e veting-ut për gjyqtarët dhe prokurorët.

“Në kuadër të jetësimit të Reformës në Drejtësi dhe procesit të veting-ut nuk do të tolerohet asnjë vonesë për informacionin e kërkuar nga organet e veting-ut apo rivlerësimit kalimtar, kombëtar apo ndërkombëtar në këto zyra. Për çdo rast abuzimi në kurriz të qytetarëve apo akt korruptiv të konstatuar, do të ndërmerren menjëherë masa disiplinore, si dhe do të referohet kallëzim penal në Prokurori për çdo punonjës apo drejtues sa herë të ketë indicie për konsumim të veprës penale”, ka thënë ministrja Gjonaj.

PRONAT

Duke folur për çështjen e legalizimit, ministrja e Drejtë- sisë ka theksuar se çdo kërkesë duhet të përfundohet brenda afatit 10 ditor. Ajo ka kërkuar që të mos zvarriten dosjet e qytetarëve, por t’u jepet shërbim në kohën e duhur.”

Të trajtohen të gjitha ankesat e qytetarëve brenda afatit kohor 10 ditor, duke insistuar në moszvarritjen apo sorollatjen e qytetarëve për dhënien e përgjigjeve në kohë për aplikimet e paraqitura. Të përfundohen të gjitha procedurat lidhur me legalizimet, që janë në proces konform kritereve ligjore, duke kërkuar që asnjë dosje të mos u mbahet peng qytetarëve. Gjithashtu, të trajtohet me prioritet edhe kryerja e procesit të legalizimeve, duke përcaktuar zonat në bllok dhe jo në mënyrë selektive”, është shprehur Gjonaj.

Gjatë këtij takimi, Zëvëndëskryeministrja Mesi ka folur për reformën madhore që po ndërmerret nga ana e Qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Drejtësisë, mbi krijimin e një Agjencie të integruar për trajtimin e titujve të pronësisë.

“Reforma do realizohet mbi bazën e një legjislacioni të integruar dhe një praktike të unifikuar, duke shkrirë në një të vetëm institucionet si ZRPP, ALUIZNI, ATP me qëllim ofrimin e shërbimit ndaj qytetarit. Krijimi i një harte të unifikuar të dixhitalizuar për pronat në Republikën e Shqipërisë, është prioritet kryesor i Ministrisë së Drejtë- sisë dhe Qeverisë, realizimi i kësaj reforme madhore ndërmarrë për herë të parë në këto 27 vite”, ka thënë Mesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat