Bora zbardh zonat malore, disa njësi administrative të bllokuara në verilindje

Shqipëria

Bora zbardh zonat malore, disa njësi administrative të bllokuara në verilindje

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 08:48
Bora në Shqipëri

Verilindja dhe juglindja e vendit janë gdhirë këtë të hënë nën petkun e bardhë të dëborës, e cila ka rënë dhe ka shtruar gjatë gjithë natës.

Në Peshkopi kanë rënë gjithë natën reshje bore, dhe për pasojë rruga Peshkopi- Qafa e Buallit është e kalueshme me zinxhirë. Mjaft njësi administrative janë bllokuar si Seishtë, Reç, Zall Dardhë, Lurë, Aras, Luzni, disa fshatra të Kalasë së Dodës e Sllovës.

Ndërsa në juglindje të gjitha rrugët janë të kalueshme vetëm më zinxhirë. Në qafën e Qarrit, Qafë Ploçë, Qafë Thanë, trashësia e borës arrin në 30 cm.

Në Vosokopojë ka rënë mbi 40 cm borë, në Dardhë 70 cm. Zonat e thella malore të Korçës, Devollit, Kolonjës e Pogradecit mbeten të izoluara si pasojë e sasisë së konsiderueshme të borës që vijon të bjerë.

Përsa i përket energjisë, është raportuar një defekt në Zall Dardhë dhe punonjësit janë në terren për riparimin e linjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat