Nishani: Rama gënjeu gjatë konferencës me Juncker-in, na bëri me turp të gjithëve!

Shqipëria

Nishani: Rama gënjeu gjatë konferencës me Juncker-in, na bëri me turp të gjithëve!

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 11:45
Bujar Nishani

Ish-presidenti Bujar Nishani akuzon kryeministrin Edi Rama se gënjeu publikisht gjatë konferencës për shtyp me Presidentin e KE Jean Claude Juncker.

Duke komentuar vizitën e zyrtarit të lartë të BE-së, Nishani thotë se Rama nuk na tha asgjë dhe asnjë fjalë rreth 5 prioriteteve kyçe.

Mesazhi i ish-presidentit:

Presidenti i Komisionit Evropian Juncker në kuadrin e një turi ballkanik vizitoj edhe Tiranën.

Një vizitë kjo shumë e mirëpritur dhe inkurajuese për procesin e integrimit Evropian të Shqipërisë.

Opinioni publik priste me shumë interes konferencën e shtypit të lajmëruar nga Kryeministria për të dëgjuar se çfarë raportimesh të rëndësishme dhe inkurajuese i kishte paraqitur Kryeministri i vendit Presidentit të Komisionit si arritje të Shqipërisë.

Ne tashmë e dimë që janë 5 (pesë) prioritetet kyçe mbi të cilat ngrihet i gjithë procesi deri në hapjen e negociatave.

Kryeministri ynë jo thjesht na zhgënjeu, por na bëri me turp të gjithëve.

E pra ne nuk jemi të gjithë njësoj!

Kësisoj ne nuk e pranojmë këtë Turp, ndaj të paktën e denoncojmë.

Po pse na bëri me turp?

Sepse e gënjeu publikisht, në konferencë zyrtare shtypi dhe përpara të gjithë opinionit publik, Presidentin e Komisionit.

Kryeministri nuk na tha asgjë dhe asnjë fjalë rreth 5 prioriteteve kyçe.

Asnjë “track record” në këto 5 fusha!

“Vetingu ka larguar 17 (shtatëmbëdhjetë) prokurorë e gjyqtarë”, raporton Kryeministri.

Sa TURP që e gënjen Presidentin Juncker ky Kryeministri ynë!

Deri në momentin e konferencës për shtyp, trupa e ngritur për vetingun nuk ka raportuar as edhe një rast të vetëm të skualifikimit të një gjyqtari apo prokurori pas vetimit përkatës. As edhe një!

Në fakt nuk ka se si ta raportoj atë se procesi sapo ka nisur nga një listë fillestare e deklaruar publikisht. Proces që me siguri do ti duhet të kaloj edhe në dyert e gjykatave të ndryshme.

Ata 6-7 prokurorë e gjyqtarë që janë deklaruar si të tërhequr (me ndonjë përjashtim të rrallë) janë larguar të gjithë për shkak të mbushjes së moshës së pensionit ose mbarimit të mandatit në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.

Po pse sforcohet deri në atë masë Kryeministri ynë që të gënjejë edhe Presidentin e Komisionit Evropian, faqe të gjithë opinionit publik?

“Tërheqja e Prokurorit të Përgjithshëm bëri të mundur hapjen e dosjeve të korrupsionit” raportonte ky Kryeministër për Presidentin e Komisionit!

Prokurori i Përgjithshëm nuk u tërhoq nga posti i tij. As edhe një ditë. Përfundoj cik më cik mandatin e vet.

Se cila ka qenë performanca e tij gjatë atij mandati është çështje tjetër.

Por Kryeministri nuk mund ti thotë Presidentit të Komisionit se e hoqi Kryeprokurorin dhe tani ka filluar goditjen e korrupsionit!

Kjo është një sjellje që na bën me turp të gjithëve.

Cili korrupsion po goditet?

Arrestimi i një drejtori dhe thirrja për intervistë e ministrave të partisë tjetër gjatë bashkëqeverisjes, qenka “truck recordi” i luftës ndaj korrupsionit?

Kryeministri nuk ka patur të raportoj asnjë “track record” (për ndonjë hetim makar) të dhjetra denoncimeve të medias investigative dhe opozitës për aferat e ÇEZ, ARMO, CHECK-UP, INCENERATOREVE, PLATFORMEN KANABIS e plotë të tjera që siç po quhen tani “peshqit e mëdhenj”.

Do të ishte e pa drejtë në fakt të kërkohej ndonjë rezultat nga ajo që po quhet reforma e sistemit të drejtësisë.

Sepse ai është një proces që do kohë të gjatë që të demonstrojë rezultate.

Ndryshimet Kushtetuese të korrikut 2016 ishte hapi domethënës dhe në fakt i vetmi deri tani që demonstroj nisjen e një procesi të rëndësishëm.

Por më pas ky proces është goditur rëndë me përfshirjen e ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, të drejtuesve të partisë komuniste (ekstremi i majtë), të dënuarve nga drejtësia dhe të militantëve partiakë në institucionet e reja të drejtësisë shqiptare.

Në vend të dezinformacionit për çështjet e drejtësisë, Kryeministri do duhet të raportonte tek Presidenti i Komisionit situatën me luftën kundër krimit të organizuar.

Tani jo vetëm që transporti i kanabisit nuk resht por ka marrë përmasa të frikshme trafiku i heroinës nga Shqipëria.

Shqipëria nuk është një vend që prodhon heroinën. Jo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat