“Lufta e ftohtë”, Arta Marku i heq makinën kreut të Krimeve të Rënda

Shqipëria

“Lufta e ftohtë”, Arta Marku i heq makinën kreut të Krimeve të Rënda

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 12:58
Arta Marku dhe Besim Hajdarmataj

Drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj lëvizte prej kohësh me një automjet tip “Benz” me targa AA 237 HT. Por, sot në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme ai mbërri me një tjetër automjet.

Benz-i, i është marrë pasi rezulton se është pronë e organit qendror të akuzës. Arsyet janë të paqarta. Ama duket si pikënisja e një lufte te ftohte me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.

Kjo e fundit e ftoi në takim Hajdarmatajn para nje muaji dhe i ofroi mbështetje, por ndërkohë i heq automjetin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat