Mediu: Policia e kapur nga politika dhe e korruptuar, jo vetting politik, por ligjor

Shqipëria

Mediu: Policia e kapur nga politika dhe e korruptuar, jo vetting politik, por ligjor

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 15:47
Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu duke folur sot në Kuvend në lidhje me ligjin e vettingut, është shprehur se ‘policia është nën ndikimin e politikës dhe e korruptuar dhe e kapur nga krimi’.

Sipas Mediu, vettingu duhet të bëhet jo për interesa politike, por në kushtet ligjore.

Pjesë nga fjala e kreut të PR-së, Fatmir Mediu:

Të nderuar kolegë deputetë:

Ligji i sotem apo siç po quhet ligji i vetingut eshte nje nga ligjet me te rendesishme qe kalon kuvendi sepse duhet te kontriboje ne ndertimin e nje Force Policore profesionale dhe me Integritet qe nuk i sherben politikes dhe krimit, por qytetareve dhe Shtetit, qe garanton dhe mbron jeten e qytetarve deri ne sakrifice ekstreme dhe njekohesisht eshte nje nga strukturat me te rendesishme te sigurise sone kombetare.

A duhet nje ligj i vertete vetingun e policise?

Padyshim qe po, por nje veting ne bindjen tone qe perfshin te gjithe trupen civile dhe policore qe punojne ne kete Institcion te rendesishem, duke theksuar se ky veting eshte i domosdoshem kur kryhet ne kushtet ligjore dhe kushtetuese dhe jo per interesa politike.

Opozita ka theksuar se policia eshte nen ndikimin politik, ka korrupsion ne polici dhe lidhje me krimin e organizuar dhe trafiqet, te vertetuara tashme nga strukturat ndërkombëtare dhe jo vetëm opozita, por me nje ndryshim ne kemi pasur bindjen tashme te provuar ndërkombëtarisht qe kjo ka qene e qellimshme dhe me bekimin e qeverise

Nga ana tjeter kjo situate ne polici dhe Ministrine e Brendeshme, ky korruspion, ndikim politik apo lidhje me krimin eshte hedhur poshte nga Kryeministri, duke theksuar se me shume se njehere se kjo eshte Policia qe duam. Pra jemi ketu ne kete situate sepse Kryeministri kete polici ka dashur dhe ka ndertuar.

Vete Ministria e Brendeshme ne relacionin e ketij ligji thekson:

Edhe pse në të gjitha institucionet në varësinë e Ministrisë së Brendshme ka një sistem të brendshëm vlerësimi, rezultatet e këtyre vlerësimeve kundërshtohen në mënyrë flagrante nga vlerësimet e jashtme të organizatave apo misioneve të specializuara ndërkombëtare të asistencës policore, vëzhgimet e shoqërisë civile apo opinionet e publikut.

Pra me pak fjale pranohet qe vleresimet e brendeshme nuk kane funksionuar per shkak te qellimeve Interesave korruptive, kriminale dhe politike

 Vashdohet me poshte;

Sipas vlerësimeve të jashtme, institucionet përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike në Republikën e Shqipërisë janë të prekura thellë nga korrupsioni dhe ndikimi politik. Në to ekziston një kulturë e pandëshkueshmërisë dhe ato nuk zbatojnë ligjin në përputhje me parimin e barazisë.

Minimalisht ky konstatim duhej te shoqerohej me shpjegime dhe raste konkrete dhe reflektime konkrete nga Ministria. Sepse ky korruspion ka emer dhe pergjegjesi. Si jane emeruar keta njerez te ndikuar thelle nga korrupsioni?

Kush i ka emeruar keta njerez, a kane plotesuar kerkesat dhe detyrimet ligjore?

A kane qene njerez dhe emerime politke, qe i binden politikes dhe jo ligjit.?

Nje pjese te pergjigjeve si opozite i kemi dhene me kohe, por sot i pranoni se i kane thene nderkombetaret. Ne ju kemi thene se keni kthyer ne polici njerez me probleme ne te kaluaren ne karrieren e tyre, keni vendosur ne krye te policise se Shtetit njerez militante te cilet kane qene hapur aktiviste politike te Partise socialiste, komisjonere ne zgjedhje. Padyshim qe aktiviteti politik i tyre eshte e drejte e zgjedhjes tyre individuale, por ata ne as je menyre nuk mund te ishin dhe

te jene perfaqesues, drejtues te policise se shtetit.

Korrupsioni dhe ndikimi politik. Me pak fjale korruspioni politik, mosrespektimi i qellimshem apo subjektiv i ligjit ka sjell kete gjendje te pranuar me ne fund ne relacionin shoqerues te ligjit.

Une nuk po bej asgje tjeter vecse po theksoj relacionin e ligjit qe e keni prure ju vet.

Ky eshte perfundimi i një mori dhe shumëllojshmëri dokumentesh, duke iu referuar raporteve të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, raporteve të progresit të BE-së, për kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” dhe kapitullin 24, “Drejtësia, liria dhe siguria”, raporteve periodike të misioneve të specializuara të asistencës për strukturat e sigurisë, si projekti PAMECA, i Bashkimit Evropian apo programi ICITAP i SHBA-së etj.

Padyshim qe ky konstatim, per ta pranuar kete realitet te kapjes se Shtetit ne Ministrine e Rendit, nuk kerkon thjeshte per te bere vetingun, por per te gjetur shkaqet e kesaj situate, ndikin dhe mbrojtjen politike te kesaj situate te papranueshme.

Ka vetem nje pergjegjesi per kete situate dhe kjo nuk eshte tek polici i thjeshte por tek qeveria, qe ndertoj nje polici politike dhe e perfshiu ne aktivitetin me te turpshem dhe kriminal, kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, dhe e shendroj ne nje strukture vasale te krimit te organizuar.

Prandaj nuk kerkohet thjeshte veting por nje analize e plote e pergjegjesive dhe vetem ashtu ne do ndertonim nje polici te shtetit.

Une kam bindjen qe keto qe po them jane dhe mendimet e pjeses me te madhe ne kete salle se nuk eshte problemi tek polici, por tek qeveria.

Nese duhet bere ky vetting dhe duhet atehere, ky veting duhet ti shpetoje ndikimit politik.

Qe ne krye te radhes, duhet te mare ne konsiderate faktin se ne trupen, policore, ushtarake dhe diplomatike, veprojne ligje te vecanta per karrieren dhe emerimet, te cilat kufizojne rolin e politikes, Ministrit dhe Qeverise, per te garantuar qe ato te jene trupa te depolitizuar.

Prandaj kemi kerkuar qe ne Kreun II qe flet per perberjen dhe organizimin e organeve te vleresimit kalimtar te ndryshohet Neni 6 pika 2 qe flet Bordin e perzgjedhjes.

Ky bord simbas propozimit ne ligj eshte i emeruar nga persona politik te emeruar politikisht e cila jo vetem do ulte besueshmerine ne proces, por per me teper do ta vendoste kete proces nen kontroll dhe ndikim politik dhe per me teper do binte ndesh me ligjet perkatese per karrieren dhe emerimet ne policine e Shtetit dhe percaktimit kushtetues te ketij Institucioni te rendesishem te Sigurise Kombetare.

Mendoj qe ne duhet te gjejme nje zgjidhje te ligjeshme, kushtetuese per ti dhene besueshmeri dhe implementim te drejte ketij ligji nese ky eshte qellimi.

Në nenin 8 “Kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit”, pika c përcaktohet “Nuk ka ushtruar funksione politike ose nuk ka mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 3 viteve të fundit”.

Perse duhet nje afat kohor ne duhet te perjashtojme cdo ndikim politik dhe nga ky proces duhet te perjashtohen te gjithe ata qe kane ushtruar funksione politike minimalisht per 10 vjet, periudhe e cila perfshin qeverisjen e te dyja kraheve dhe do te perjashtonte ndikin politik te dy kraheve ne proces.

Meqënëse sot flasim për një strukturë të rëndësishme të Sigurisë Kombëtare, më lejoni të sjell këtu disa shqetësime për Sigurinë Kombëtare.

Para disa ditësh, Ministri i Jashtëm Rus Lavrov, kërkoi që Rusia të bëhet pjesë e dialogut Serbi-Kosovë. Kjo vjen mbas kërkesës së Presidentit Vuçiç në Moskë dhe duket qartë që ka një kombinim të nivelit të lartë të Rusisë dhe Serbisë, për zhvillimet në Ballkan dhe në marrëdhëniet me Kosovën.

Kjo kërkesë minimalisht do ta frenonte proçesin dhe për më tepër, do ta kthenet atë mbrapa.

Prandaj ne duhet të shmangim çdo qëndrim apo deklarim që do t`i jepte arsye ndërhyrjes Ruse në dialogun Serbi-Kosovë, për më tepër duhet që krahas BE të angazhohemi seriozisht në marrëdhënie me SHBA për këtë çështje.

Nëse ne do të besojmë se rritja e influencës dhe marrëdhënieve ushtarake të Rusisë me Serbinë, janë zhvillime spontane, jemi më shumë se naiv.

Nëse ne e shohim marrëdhënien ushtarake Turqi-Rusi, në veçanti blerejen e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 si një zhvillim normal, atëherë bëjme “sikur jemi” apo nuk lexojmë si duhet analizën dhe shqetesimin e NATOs, BE, Ëashingtonit, Berlinit dhe Londrës. Natyrisht këto kapërcejnë masën dhe rolin tonë, por nuk mund të injorojmë faktin se do kenë një ndikim jo të vogël në interesin tonë kombëtar dhe sigurinë.

Në këtë situatë shumë konfuze dhe kontadiktore, Ne duhet të përcaktojmë qartë raportet dhe marrëdheniet tona në shërbim te interesit kombëtar dhe njëkohësisht në përputhje me politikat e NATOs dhe partnerëve tanë strategjikë, në veçanti SHBA.

Parë nga ky këndvështrim por dhe asaj që diskutuam për policinë, ndikimin politik, korrupsionin, me lejoni të sjell në vëmendjen tuaj Raportin për Ballkanin Perëndimor të Dhomës së Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar.

Citoj:” Korrupsioni endemik dhe krimi i organizuar, po vret potencialin ekonomik të vendit".

Korrupsionin është i lidhur me krimin e organizuar. Ky nivel korrupsioni ka krijuar "terren të gatshëm për krimin e organizuar".

"Grupet e krimit shqiptar kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda dhe kanë kontroll të konsiderueshëm në gjithë tregun e trafikimit të drogës në BE, me ndikim të veçantë dhe ndikim të nivelit të lartë në tregun e kokainës. Kriminelët nga Ballkani po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, duke formuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine".

"Lufta kundër ndikimit nga krimet e rënda, krimi i organizuar dhe terrorizmi dhe ndërtimi i mundësive ripertëritëse  brenda vendit dhe rajonit, për të trajtuar problemet e veta", është me rëndësi jetike.

Kapja e shtetit: Ka një shqetësim se: "përparimi i qeverisjeve të mëparshme është kthyer mbrapsht". Një tendencë në rritje drejt kapjes së shtetit është e dukshme, e cila imponon "kontrollin partiak mbi politikat e punësimit në të gjitha nivelet administrative" duke çuar në "klientelizëm dhe nepotizëm në administratë, meqenëse punësimi perceptohet shpesh si një shpërblim për arritjet dhe punën për partitë politike dhe interesat e tyre.

"Fenomeni i kapjes së shtetit si një mjet ku" individë të fuqishëm, parti politike, degë ekzekutive dhe kompani shtetërore mbizotërojnë institucionet në pjesën më të madhe të vendit. Në shumicën e rasteve mediat kontrollohen, ose monitorohen, nga  pushteti "

Ndikimi i qeverisë dhe i partisë në pushtet, kufizon gjithashtu shoqërinë civile dhe shkon aq larg sa të strukturojnë "kapjen e shoqërisë".

Lidershipi  autoritar: Kthimi i " udhëheqjes së fortë " është një nga sfidat më të mëdha politike dhe qeverisëse të Ballkanit Perëndimor. Sundimi i udhëheqësve të tillë ka minuar shumë politikën e shëndetshme demokratike, qeverisjen e mirë dhe lirinë e medias. Kjo metodë e qeverisjes siguron  stabilitetitin në dukje, por ka krijuar paqëndrueshmëri themelore  afatgjatë".

Largimi masiv i shqiptarëve, i mirëorkestruar për shkak të kësaj situate të papranueshme, varfërsië, pasigurisë dhe krimit, po sjell një pasojë të pariparueshme dhe kriminale: Zvogëlimin galopant dhe plakjen e shpejtë të shoqërisë shqiptare. Me keto rritme ne do jemi jo vetem vendi më i varfër në Ballkan, por dhe vendi më i plakur dhe më i vogël në një periudhe afatmesme.

Kjo mund t`i krijojë bindjen qeverisë se i shërben politikave të saj të kontrollit politik, ekonomik dhe shoqëror, por është një marrëzi që duhet të marrë fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat