Negociatat për detin me Greqinë, Bushati sërish në Kuvend

Shqipëria

Negociatat për detin me Greqinë, Bushati sërish në Kuvend

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 14:43
Ditmir Bushati

?Kryetarja e komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli ka thërritur sërish në seancë dëgjimore ministrinë punëve të jashtme, Ditmir Bushati.

Seanca do të fokusohet pikërisht në një nga çështjet më të debatueshme së fundmi, atë të negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar dhe çështje të tjera të pazgjidhura.

Mësohet se nesër në seancë dëgjimore do të jetët edhe Armand Skapi, kryesuesi i listët me 12 anëtarë të negociatave me Greqinë. Dje ministria e Jashtme ka bërë publike edhe listën me 12 anëtarët e grupit negociatorë ndërsa ka dërguar në presidencë një material voluminoz rreth kërkesave të presidentit Ilir Meta për plotfuqishmërinë e negociatave mes dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat